Telefoni i ri i Samsung Galaxy S22 po vazhdon që të jetë më i përfoluri në mediat teknologjike. Raportet e fundit tregojnë se seria Galaxy S22 do të ketë një çmim më të lartë se sa pritej, e këtë e ka shkaktuar pikërisht mungesa e çipëve. Raportet tregojnë se Samsung Galaxy S22 mund të ketë një çmim fillestar prej 899 dollarë, që është rreth 100 dollarë më shumë se paraardhësi i tij.
Tani kalojmë tek aplikacionet e navigimit. Megjithëse konsiderohet si aplikacioni më i mirë i navigimit, Google Maps nuk është zgjidhja kryesore aktualisht në treg. Kjo sipas një analizë të kryer nga firma analitike ‘Counterpoint Research’ e cila analizoi disa platforma hartash për të parë se si performojnë ato në gjithsej shtatë kategori, duke përfshirë të dhënat e hartave, shërbimet e vendndodhjes, ekosistemin e zhvilluesve dhe partnerët. Sipas kësaj analize, shërbimi ‘HERE’ është kryesimi i listës së aplikacioneve më mira të navigimit.
Risia tjetër, këtë javë, është që krejt pa pritur e pa paralajmërim, Microsoft ka vendosë që të blejë krijuesin e ‘Call of Duty’ për një shumë rreth 70 miliardë dollarë. Ky është një lajm i madh dhe befasues që mund të ndikojë në mënyrë drastike në të ardhmen e industrisë së lulëzuar të video-lojërave, kështu shkruajnë mediat botërore të teknologjisë. Tashmë, transaksioni është kryer dhe blerja e ‘Activision’ nga Microfost nënkupton që veç ‘Call of Duty’, gjigandi është pronar edhe i shumë titujve të lojërave të krijuesit ‘Activision’.