Muzikën e vlerësojnë të gjithë artdashësit, por ata të cilët udhëtojnë në rrugë të gjata pa muzikë, e dinë më së miri sa e rëndësishme është muzika e mirë dhe sesa e gjatë dhe monotone ju duket rruga, pa ritmet e ëmbla muzikore.
Radio KFOR-i është stacioni juaj, i cili ju shoqëron me muzikë të re, mirëpo edhe me hite të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare gjatë gjithë kohës, në shtatë ditët e javës. Në vijim mund të njiheni me këngët më të reja, të publikuara zyrtarisht sot, nga artistë të njohur ndërkombëtarë, e të cilat mund ti dëgjoni në Radio KFOR:
Charlie Puth – Light Switch
Christina Aguilera, Ozuna – Santo
Years & Years – Night Call
Laura Pausini – Caja
INNA – Lalele
Sigala – Melody