Javën që sapo e kemi lënë pas, Samsung ka dëshmuar se është një hap para, kur është fjala për teknologji të reja të inkuadruara në ekranet e telefonave të mençur. Zyrtarë nga kompania Samsung, njoftuan se po sjellin ekranet “elastike” për telefonat e mençur dhe këtë njoftim e bëri Samsung Display, qe është divizioni i kompanisë i ngarkuar me prodhimin e ekraneve.Samsung i quan panelet e tij fleksibël OLED – “Flex OLED” dhe ato ndahen në disa kategori.
Ndryshe nga Samsung, konkurrenti i tij Apple, na befasoi me më të rejat javore teknologjike, pasi njoftoi se vetura elektrike nga kjo kompani, po shkon drejt realitetit. Gjiganti i prodhimit të telefonave të mençur dëshiron që makina e parë elektrike e kompanisë, të drejtojë plotësisht vetveten dhe e njëjta pritet që të debutojë brenda vitit 2025. Ndërsa Apple ka intensifikuar punët për veturën elektrike, Blue Origin dhe po realizon fluturimin e tretë me turistë në hapësirë. Javën që po lëmë pas, zyrtarisht Blue origin njoftoi se po përgatitet të dërgojë turistë të tjerë në hapësirë. Ky do të jetë fluturimi i tretë në hapësirë i ekuipazhit, për Blue Origin, ku pasagjeri i parë ishte themeluesi i Blue Origin, Jeff Bezos.
Me të gjitha të mirat që po i sjell, interneti mbetet një sistem i brishtë e këtë e dëshmoi një raport i publikuar së fundmi në SHBA, sipas të cilit nga viti 2005, kemi pasur një rritje prej mbi i 500% të sulmeve kibernetike.