Gjenerata e re Samsung, Galaxy 22, duket që do të jenë në duart e klientëve në janar të vitit 2022. Burime brenda gjigandit kanë zbuluar se Samsung ka filluar prodhimin masiv të komponentëve për serinë Galaxy S22, për prezantimin e janarit të 2022-tës. Javën që kemi lënë pas, Samsung është bërë pesë e mediave teknologjike edhe për xhinse. Samsung në bashkëpunim me kompaninë Dr. Denim, ka prezantuar xhinset që kanë xhep të veçantë. Fjala është për xhinset që kanë xhep të dedikuar enkas për telefonin e mençur të Samsung – Galaxy Z Flip 3 që paloset. Këto xhinse shiten me një çmim prej 1.499 dollarë australian. Javën që sapo e kemi lënë pas, Netflix zyrtarisht ka hyrë edhe në industrinë e video – lojërave. Edhe pse lojërat e para kanë grafika të thjeshta, Netflix thotë se është vetëm në hapat e parë. Këtë javë lojërat debutuan vetëm në Android ndërsa në iOS vetëm në muajt në vijim. Java që sapo e kemi lënë pas, po ashtu ka përmbajtë edhe një datë historike. Më 2 nëntor janë mbushur 33 vjet nga virusi i parë ne internet. “Morris Worm” ishte lëshuar në vitin 1988, si një eksperiment që thuhet se synonte të vlerësonte madhësinë e internetit por që shkoi keq. Avaria që shkaktoi virusi nëpër kompjuterë shkaktoi ndërprerje komunikacioni e semaforësh duke kapur shifrën e dëmit deri në 10 milionë dollarë. Java që sapo e kemi lënë pas, ishte historike edhe për NASA. Astronautët e në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës më në fund kanë shijuar specat e parë djegës që i kanë rritur në hapësirë për katër muajt e fundit.