Për të ndërgjegjësuar njerëzit për nevojën e zhdukjes së varfërisë në mbarë botën, Kombet e Bashkuara vendosën të shënojnë ‘Ditën Ndërkombëtare të Zhdukjes së Varfërisë’, e cila shënohet çdo vit, më 17 tetor, që nga viti 1993.
Pandemia COVID-19 e cila mbërtheu botën që nga marsi i vitit 2020, ka përmbysur përparimin e dekadave të tëra që është punuar në luftën kundër varfërisë dhe varfërisë ekstreme.
Sipas Bankës Botërore, midis 88 dhe 115 milionë njerëz në botë, përballen me varfëri si rezultat i krizës. Sipas tyre, përgjatë vitit 2021, ky numër pritet të rritet në mes 143 dhe 163 milionë njerëz të cilët do të jetojnë në varfëri.
Prandaj, çrrënjosja e varfërisë në të gjitha format e saj dhe përmasat, mbetet një nga sfidat më të mëdha globale dhe një nga prioritetet kryesore të Kombeve të Bashkuara.