Përmbledhjen e të rejave nga fusha e teknologjisë, këtë javë e fillojmë me implantet e trurit tek njerëzit Neuralink, që pritet të nisë testet e para. Miliarderi amerikan Elon Musk, ka filluar të rekrutojë njerëz për provën e parë për të nisur vendosjen e çipave në trurin e njeriut. Sipas kompanisë, qëllimi i këtij eksperimenti Neuralink, është të lidhë trurin e njeriut me kompjuterët dhe dëshiron të përdorë teknologjinë tek njerëzit me paralizë për t’i ndihmuar ata të ecin sërish. Por, por ky implant truri i zhvilluar nga kompania, ka si qëllim edhe të kurojë sëmundje të tjera neurologjike.
– Në anën tjetër, në SHBA një mitër artificiale për njerëzit pritet që së shpejti të implantohet tek njerëzit. Qëllimi i projektimit të saj, është evitimi i vdekjeve apo problemeve që lidhen me lindjet e parakohshme, ato para javës së 28 të shtatzënisë. Teknologjia e krijuar në këtë fushë, është testuar prej vitesh tashmë tek kafshët dhe pritet përgjigja e FDA-së, autoriteti i barnave në SHBA, për të lejuar fazën tjetër, atë të eksperimentimit tek njeriu.
– Lajmi tjetër na vjen nga NASA, ku shkencëtarët kanë zbuluar një oqean nëntokësor në Hënën Europa të Jupiterit. Shkencëtarët e NASA-s me ndihmën e teleskopit James Webb, kanë zbuluar dioksid karboni në një nga hënat e Jupiterit, Europa, i cili vjen nga një oqean i fshehur nën një shtresë të trashë akulli.Shkencëtarët janë të bindur se një oqean i madh me ujë të kripur, shtrihet në një thellësi prej disa dhjetëra kilometrash nën sipërfaqen e akullt të Evropës.
– Një tjetër lajm interesant, në javën që po lëmë pas, kishim edhe nga Tesla. Teknologjia e re e çmendur që po vjen nga Tesla, është karikimi i veturave elektrike që në të ardhmen do të bëhet pa prizë. Tesla thuhet se ka investuar 76 milionë dollarë në teknologjinë e karikimit të automjeteve elektrike me valë.