Duke parë nevojën e madhe të ndërgjegjësimit për kujdesin më të mirë të burimeve tona ujore, në vitin 2005, Kombet e Bashkuara vendosën që në të dielën e katërt të muajit shtator, të shënojnë “Ditën Botërore të Lumenjve”. Kjo është një ngjarje e përvitshme që i dedikohet eksplorimit, kujdesit dhe ndërgjegjësimit të rëndësisë së lumenjve në ekosistemin tonë global.
Lumenjtë, në pothuajse çdo vend, përballen me një sërë kërcënimesh dhe vetëm nëpërmjet përfshirjes aktive nga të gjithë, mund të sigurohet përmirësimi i tyre. ‘Dita Botërore e Lumenjve’ është një rast për të reflektuar mbi rëndësinë e mbrojtjes së këtyre burimeve të çmuara natyrore. Është e rëndësishme të kujtojmë që veprimet tona ndaj lumenjve kanë pasoja të mëdha për mjedisin dhe shoqërinë në tërësi.
Ndryshe, Kosova në vitin 2013 ka miratuar Ligjin për Ujërat, e cila parashikon edhe dënime të larta për ata që ndotin qëllimshëm lumenjtë. Me këtë ligj, jo vetëm që ndalohet hedhja e masave të lëngëta e të ngurta industriale, por ndalohet dhe larja e veturave në afërsi të lumenjve dhe spërkatja e pemëve dhe perimeve. Kosova është e pasur me shumë lumenj, si: Drini i Bardhë, Ereniku, Ibri, Drenica, lumi Llap, Lepenci, Nerodimja, Morava e Binçës dhe Sitnica.
Kështu që, në këtë ditë, le të angazhohemi në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e lumenjve për brezat e ardhshëm.