Përmbledhjen javore në teknologji e fillojmë me të rejat nga kompania Samsung. Javën që po e lëmë pas, kanë rrjedhur fotografi të dizajnit të Samsung Galaxy S23 FE, që do të lasohet së shpejtoi. Telefoni i ri i Samsung, pritet që të jetë pasardhës i modelit Galaxy S21 FE dhe në bazë të fotografive që kanë rrjedhur, telefoni do të mbështetet nga një mbushje baterie me valë 4.4 Wat dhe sipas të gjitha gjasave do të lejojë edhe portë USB Type-C. Sipas imazhit, Samsung Galaxy S23 FE kuptohet që ka një ekran 2.5 dimensional. Paneli i pasmë i telefonit, pritet të jetë i sheshtë me një kamerë të vendosur në këndin e sipërm në anën e majtë.
Të reja javore kemi edhe nga kompania Apple. Kompania në fjalë ka vendosur që të ndihmojë shoferët e veturave. Versioni i ardhshëm i sistemit operativ iOS, do të përfshijë një veçori të dobishme të krijuar enkas për t’u treguar përdoruesve të iPhone-it se çfarë po ndodh me veturat e tyre. Duke përdorur opsionin Visual Look Up, përdoruesit në veturë do të jenë në gjendje të zbulojnë saktësisht se çfarë nënkuptojnë simbolet e vogla që shfaqen në panelin e kontrollit të veturës. Ky opsion do te përdoret për të “deshifruar” shpejt simbolet paralajmëruese në veturë dhe do të eliminojë nevojën për të shikuar udhëzimet e përdorimit. Gjithashtu do të ofrojë lidhje me artikujt online që ofrojnë më shumë informacion.
Agjencia hapësinore amerikane NASA, po ashtu është pjesë e të rejave teknologjike. NASA ka njoftuar se do ta lansojë një shërbim të transmetimit gjatë këtij viti, të cilin do ta emërtojë NASA+. Shërbimi pa reklama dhe pa kosto, do të përfshijë mbulimin e drejtpërdrejtë të lansimeve të ardhshme të raketave, dokumentarët dhe seritë origjinale, të cilat do të vihen në dispozicion në këtë platformë të re.