Gjatë stinës së verës, ka shumë aktivitete të cilat përveç që na ndihmojmë të eksplorojmë vende e hapësira të reja, na ndihmojnë edhe të ndihemi të relaksuar dhe të shijojmë edhe ditët me diell. Peshkimi, pa dyshim që është një nga aktivitetet interesante që mund ta praktikojmë të gjithë. Për peshkim nuk na nevojiten shumë gjëra, thjeshtë grepi dhe disa krimba për karrem. Por, për peshkim ka disa lokacione në të cilat nuk lejohet peshkimi, por që duhet të merrni leje paraprakisht nga organet kompetente.
Përfitimet e peshkimit janë të shumëfishta. Peshkimi ju ndihmon që të reduktoni nivelin e stresit, ju ndihmon që të jeni të vëmendshëm po ashtu të lidheni më shumë me natyrën dhe qetësinë e saj. Megjithatë edhe në Kosovë peshkimi ka rregullat që parashihen edhe me ‘Ligjin për peshkatari dhe akuakulturë’, që përcaktojnë detyrimet, menaxhimi me resurse peshkore dhe veprimtaria e peshkatarisë që ushtrohet në ujërat e Kosovës.
Prandaj, të gjithë ju që pëlqeni peshkimin, duhet të siguroheni që nuk po i shkelni ligjet e peshkimit.