Këtë të premte (19 mars), duke filluar nga ora 17:00, do të fillojë sesioni informues për edicionin e nëntë të ‘Albanian ICT Awards’. Për të kuptuar më shumë detaje për këtë ngjarje, Radio KFOR-i intervistoi Koordinatorin e kësaj gare të “Albanian ICT Awards”, z. Ardian Alaj: “Më 19 mars hapet edicioni i nëntë i 9-të i garës mbarëkombëtare “Albanian ICT Awards”, një garë që në fokus ka identifikimin, gjurmimin dhe shpërblimin e të gjithë atyre inovatorëve që kanë arritur të lënë gjurmë në fushën e teknologjisë dhe informacionit. Pas këtij sesioni informues, do të hapim aplikimin. Pas aplikimit do të formohet një juri profesionale e përbërë nga 13 persona, të cilët nuk janë pjesë e organizmit dhe ata bëjnë vlerësimin e të gjitha projekteve aplikuese, ku çdo herë i kemi mbi 100 projekte aplikuese, në secilin edicion.”
Sesioni në fjalë do të mbahet online, përmes platformës Zoom dhe më pas, për një muaj do të jetë e hapur thirrja për aplikim për të gjitha projektet inovative nga Kosova dhe rajoni.