Reduktimi i humbjeve të ushqimit dhe mbeturinave është thelbësor, në një botë ku numri i njerëzve të prekur nga uria është rritur ngadalë që nga viti 2014 dhe tonelata e tonelata ushqime të ngrënshme, humbasin ose shpërdorohen çdo ditë.
“Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Hedhjen e Mbetjeve Ushqimore”, e cila shënohet çdo vit me datën 29 shtator, ka për qëllim nxitjen e ndërgjegjësimit të veprimeve individuale, të organizatave dhe qeverive në lidhje me problemin e hedhjes së mbetjeve ushqimore. Në mbarë botën, miliona tonë ushqimesh hedhen çdo vit, duke pasur një ndikim të dëmshëm në mjedis, pasi shkakton shtimin e mbeturinave në deponi dhe prodhon gazra të cilat kontribuojnë në ndryshimin e klimës.
Prandaj, “Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Hedhjen e Mbetjeve Ushqimore” kontribuon në rritjen e vetëdijes për pasojat negative që ka hedhja e mbetjeve ushqimore për mjedisin, shëndetin dhe ekonominë globale.
Për shumë njerëz në botë, shpërdorimi i ushqimit është bërë një zakon, të blejmë më shumë ushqim se sa na duhet në treg, të lëmë frutat dhe perimet të prishen në shtëpi ose të marrim porcione më të mëdha se sa mund ti hamë. Na takon neve të ndryshojmë zakonet tona dhe të mos e keqpërdorim ushqimin!