Me zhvillimin e teknologjisë dhe rrjeteve sociale, trendet e veshjeve janë rritur dhe vera e këtij viti ka sjellur mënyra të guximshme dhe të reja për të shkëlqyer me dukjen tuaj. Ngjyrat e ndezura, kombinimet e materialeve dhe komoditeti në veshje, e karakterizojnë këtë verë.
Ngjyrat kryesore të këtij sezoni përfshijnë të bardhën porcelan, e kuqe qershi, pastel, ngjyra e kaltër e hapur, portokalli dhe materialet me lule dhe motive tropikale, pastaj stili retro si dhe veshjet sportive janë në modë edhe këtë verë.
Moda e këtij viti sërish mbetet komode dhe me materiale që na ndihmojnë ti kalojmë temperaturat e larta. Materialet e hapura nga pambuku dhe nga mëndafshi e karakterizojnë këtë verë. Fustanet, bluzat e hapura por edhe veshjet një palëshe të njohura si ‘jumpsuit’. Pantallonat me bel dhe prerje të gjerë po ashtu janë favorit nga veshjet e të këtij viti. Aksesorët gjithmonë forcojnë një veshje duke përfshirë syzet e mëdha, çantat e vogla të thurura, mbajtëset e flokëve me lule, pastaj vathët e mëdhenj. Sandalet me platforme dhe atletet sportive ende mbeten mbathjet favorite edhe këtë verë.