Për herë të parë në histori, ceremonia e hapjes së një olimpiade do të bëhet nëpër qytet dhe jo në një stadium. Gjashtë kilometra ndajnë Pont d’Austerlitz dhe Pont d’léna ku përgjatë kësaj rruge përgjatë lumit parisien, do të nisen 162 anije, duke bartë me vete më shumë se 10.000 sportistë nga 206 delegacione, që do të marrin pjesë në “Lojërat Olimpike – Paris 2024”.
Por, sipas organizatorëve, siguria është një nga çështjet shqetësuese dhe për ta arritur këtë, përgjatë lumit Sen, do të vendosen rreth 45.000 agjentë.
Lojërat Olimpike do të zhvillohen nga data 26 korrik deri në 11 gusht, ndërsa Lojërat Paralimpike nga data 28 gusht deri më 8 shtator. Organizatorët presin që të paktën 600 mijë njerëz të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes, ndërsa atletët dhe delegacionet do të lundrojnë përgjatë lumit të Senës.