Italia u bë kombëtarja e parë e këtij Evropiani, që siguron finalen e madhe të ‘EURO 2020’, pasi që azurrët mundën Spanjën përmes penalltive. Përkundër huqjes së penalltisë së parë nga Locatelli, italianët u treguan shumë të saktë në vazhdim duke qenë Jorginho, i cili shënoi golin vendimtar të kësaj ndeshjeje. Anglia në anën tjetër, mbrëmë siguroi biletën drejt finales në rrugën për të bërë historinë me një gjeneratë të shkëlqyer të lojtarëve.
Deri në Finalen e madhe Italia u përball me Austrinë, Belgjikën dhe Spanjën, kurse Anglia në anën tjetër pati një short më të relaksuar në ndeshjet që zhvilloi kundër: Gjermanisë, Ukrainës dhe Danimarkës. Është Wembley, që do të pres kampionin e ardhshëm Evropian, të cilin do ta kuptojmë këtë të diel (11.07.2021) në ndeshjen që do të zhvillohet nga ora 21:00.