Çdo vit më 22 prill, shënohet ‘Dita Botërore e Tokës’, që synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe angazhimin global për mbrojtjen e mjedisit. Kjo ditë u shënua për herë të parë në vitin 1970, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku 20 milionë njerëz, morën pjesë në protesta për të kërkuar mbrojtje më të madhe të planetit tonë. Çdo vit ‘Dita e Tokës’, mobilizon mbi 1 miliard njerëz, në më shumë se 192 shtete, duke u bërë ngjarja mjedisore më e madhe në botë.
Tema me të cilën shënohet ‘Dita Tokës’, ndryshon çdo vit, për të adresuar çështje të ndryshme mjedisore. Për vitin 2025, tema është “Matje për të gjitha kohërat, për të gjithë njerëzit”, duke theksuar rëndësinë e matjeve të sakta dhe të besueshme në përparimin dhe inovacionin shkencor si dhe në adresimin e sfidave globale.
Në ‘Ditën Botërore të Tokës’, organizohen aktivitete të ndryshme që kanë për qëllim të rrisin ndërgjegjësimin dhe të nxisin veprime konkrete për mbrojtjen e mjedisit.







