A jeni gati për aktivitetin më mahnitës në qytet? Bashkohuni me ne, të shtunën më 28 tetor 2023, në mega misionin për ta bërë Prishtinën super të pastër dhe Kosovën më të gjelbër!
Me mbështetjen fantastike të Ekipit Monitorues Ndërlidhës (LMT) të KFOR-it K8 dhe mbështetjen e KRM “Pastrimi” Prishtinë, Trafikut Urban Prishtinë dhe “Melodia PX”, “Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën” po e organizojnë aktivitetin e këtij viti!
Pika e takimit: Sheshi Zahir Pajaziti
Koha e takimit: 10:00
Nëse keni pyetje, kontaktoni në numrin: 045783783
Ose dërgoni e-mail në: info@tapastrojmekosoven.org
Kjo është mundësia e juaj që t’i dhuroni pak dashuri kryeqytetit tonë të mrekullueshëm dhe këtij planeti që është shtëpia jonë!
Shpërndajeni këtë lajm dhe sillni miqtë tuaj, le të KONTRIBUOJMË të gjithë së bashku!
#CleanUpPrishtina #LetsDoIt #CleanUpKosovo #KFOR