Astana është një skuadër që në garat evropiane luan thuajse rregullisht. Kazakët kanë ditur të bëjnë gjëra të mëdha në Evropë, siç është fitorja e tyre ndaj Manchesterit apo edhe ajo ndaj Bazelit. Kanë nxjerrë pikë edhe ndaj Atletiko Madridit, Benfikës e Gallatasarajit.
Ballafaqimi i së enjtes, me kampionin e Kazakistanit, është më i rëndësishmi deri tani për Ballkanin. Fitorja e madhe ndaj Dinamo Zagrebit, ka rritur motivin tek futbollistët, kurse tek tifozët e kanë rritur pritshmërinë.
Që të bëheni edhe ju pjesë e kësaj ngjarjeje sportive, mos e harroni datën 26 tetor, loja mbahet në stadiumin Fadil Vokrri, nga ora 18:45.