Ka filluar java e tretë në BKT Superligën e Kosovës, me tri ndeshjet e zhvilluara ditën e shtunë.
Ballkani arriti ta mposhtë Ulpianën 3-2, Drenica mori tri pikë ndaj Prishtinës 2-1, derisa Drita triumfoi si mysafire e Malishevës 0-1.
Ndërkohë për ditën e sotme (12.09.21), në program do të zhvillohen edhe dy takime të tjera, me të cilat do të përfundojë xhiro e tretë e kësaj jave.
Ndeshja e parë që do të fillojë nga ora 15:00 është ajo që zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku Gjilani pret Dukagjinin e Klinës.
Ndërkohë me fillim nga ora 16:00, në Merdare do të zhvillohet takimi i fundit për këtë xhiro.
Llapi do të jetë nikoqir i Feronikelit, ku vendasit synojnë fitoren e parë këtë kampionat pas dy barazimeve radhazi.
Në anën tjetër Feronikeli, është skuadra e vetme pa pikë këtë edicion dhe synon që të befasojë vendasit.