Muzicientët e rinj do të organizojnë një koncert më 27 shkurt, në Termokiss në Prishtinë, ku do të shfaqin artin, talentin dhe krijimtarinë e tyre.
Të rinjtë e departamentit “Arti muzikor”, nga Universiteti i Prishtinës do të shpalosin të mërkurën pika të shumta nga muzika klasike, me pjesë në kitarë, flautë, violë dhe solo këndim.
Pjesë e rëndësishme e programit është promovimi i artistëve lokal nga të gjitha llojet e muzikës, duke iu ofruar atyre platformë për të paraqitur talentin e tyre. Në koncertin e së mërkurës do të marrin pjesë tetë artistë. Termokiss është qendër e drejtuar nga komuniteti në Prishtinë me mision këmbimin urban dhe civil, reflektimin dhe ndryshimin.