Fondacioni “Shtatëmbëdhjetë”, nesër (26 shkurt) organizon aktivitetin e radhës ‘Nata e poezive me Arbër Selmanin’, që fillon nga ora 19:00.
Nga dashuria, tek vuajtja, nga ëndrrat tek copëtimi i tyre, nga përlamjet tek përqafimet, nga fantazitë tek realiteti, nga babai tek nëna, nga deti tek rëra; janë këto temat që shkrimitari, Arbër Selmani, i trajton në poezitë e tij. Numri tetë (8) ka një domethënie për Arbërin. Ai thotë se është numër i dashurive të humbura dhe të poezive të gjetura.
Të interesuarit ftohen t’i marrin edhe poezitë e tyre, ku pas Arbërit do të keni mundësi të ngjiteni në skenë edhe ju dhe t’i ndani poezitë e juaja me të pranishmit.
Organizimi i këtij aktiviteti bëhet me qëllim të nxitjes së ndryshimeve pozitive në shoqëri, përmes mundësimit të vitalitetit kulturor dhe kreativitetit.