Stilistja e famshme nga Prishtina, Drenusha Xharra, e cila njihet për dizajnet e bukura dhe të veçanta, ka ndarë një mesazh me të gjithë dëgjuesit e Radio KFOR-it, që të tregojnë kujdes dhe të mbrojnë vetën dhe të tjerët duke respektuar masat anti-kovid. Në një prononcim për Radio KFOR-in ajo porositi: “Përshëndetje, unë jam Drenusha Xharra, dizajnere e modës. Vendosni maskën para se të dilni nga shtëpitë tuaja. Gjithmonë qëndroni në distancë nga personi tjetër dhe mbani higjienën. Dhënia e dorës dhe përqafimi janë mënyrat më të lehta për tu infektuar me ‘CoViD-19’.”
Po ashtu, stilistja Xharra, ju uroi të gjithëve një Vit të Ri të mbarë, me shëndet dhe suksese të shumta.