Në gusht të vitit 2013, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi datën 6 prill, për të shënuar ‘Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe’, e cila njeh rolin pozitiv që luan sporti si dhe aktivitetet fizike në komunitete dhe në jetën e njerëzve anembanë globit.
Duke njohur prej kohësh fuqinë e sportit, Kombet e Bashkuara përmes kësaj dite mëtojnë të bashkojnë individët dhe grupet, duke organizuar ngjarje nga niveli global në atë bazë dhe duke zhvilluar fushatat dhe iniciativa lidhur me sportin. Ata besojnë se sporti është një mjet i fuqishëm për përfshirje sociale, barazi gjinore dhe fuqizimin e të rinjve.
Tema globale e këtij viti për të shënuar “Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe”, është “Sporti për promovimin e shoqërive paqësore dhe gjithëpërfshirëse”.