Sporti unifikon njerëzit pa marrë parasysh racën apo religjionin. Një shembull i mirë se si sporti bashkon njerëzit e të gjitha komuniteteve është padyshim edhe sporti i Rugby-t, që është një sport relativisht i ri por shumë premtues për vendin tonë. Më shumë rreth këtij sporti na tregon zyrtarja për media në Federatën e Rugby-t në Kosovë, Donjeta Shatri:
“Unë luaj për ekipin e vajzave ‘Balkan Link’. Ky sport është gjithëpërfshirës në kuptimin e asaj që nuk ka limite në moshë, por njëkohësisht edhe njerëz që fizikisht i përkasin kategorive të ndryshme mund të jenë pjesë e klubeve të Rugby-t. Pjesë e këtyre ekipeve janë njerëz të moshave dhe komuniteteve të ndryshme, ka shqiptarë dhe ndërkombëtarë që luajnë për ekipet që i kemi në Kosovë. Të gjitha klubet edhe për të rritur edhe për fëmijë janë të hapura për çdo njeri pa dallim moshe gjinie dhe etnie.”
Ndër sportet më të popullarizuara në vendin tonë është padyshim futbolli. Sa ndikon ky sport në bashkimin e njerëzve, na tregon trajneri i futbollit në Graçanicë, Ljuba Djekic:
“Së pari, ne duhet të praktikojmë sportin për hir të shëndetit dhe socializimit, sepse përnes tij ne fitojmë shumë miq. Tani për tani, klubi i futbollit në Graçanicë ka rreth 110 anëtarë. Aktualisht kemi tre anëtarë që janë romë dhe dy anëtarë nga Kroacia, të cilët aktualisht jetojnë në Kosovë dhe stërviten në klubin tonë. Gjëja më e rëndësishme është që fëmijët të kenë vullnet dhe dëshirë për sport. Ne nuk duhet t’i dallojmë njerëzit sipas kombësisë, gjinisë ose fesë. Të gjithë jemi të barabartë, duhet vetëm ta kuptojmë këtë gjë që nga mosha e hershme, dhe një gjë e tillë arrihet më së miri përmes sportit.”
Sot, më shumë se kurrë, sporti forcon shpresën, guximin për të ardhmen, sepse është një mjet i fuqishëm për forcimin e unitetit dhe bashkëpunimit ndëretnik.