Stefani Joanne Angelina Germanotta e njohur botërisht me emrin Lady Gaga është personaliteti i ditës së sotme në rubrikën “Artist of the day”.
Gaga ka lindur më 26 mars të vitit 1986, ndërsa ka bërë një rrugë të gjatë deri tek suksesi që gëzon në ditët e sotme. Si 17 vjeçare u bë pjesë e ‘Shkollës së Arteve Tisch” të qytetit të New York-ut, ndërsa dy vjet më pas u largua nga kjo shkollë për t’u fokusuar në karrierën muzikore, ku krijoi një grup muzikor me të cilin performonte në mbrëmje muzikore, në New York. Në vitin 2007 një zbulues talentesh e pa tek performonte dhe e rekomandoi tek producenti Rob Fusari, i cili e ndihmoi Lady Gaga-n me krijimin e këngëve të saja. Lady Gaga filloi një lidhje dashurie me Fusari-n, i cili ishte i pari që e thirri ne emrin Gaga, inspiruar nga kënga e grupit Queen – “Radio Gaga”.
Po në vitin 2007, Gaga nënshkroi një kontratë me ‘Streamline Records’,ku u punësua si teksshkruese për artistë si: Britney Spears, Fergie dhe Pussycat Dolls. Nje vit më vonë Lady Gaga realizoi performancën e saj të parë live në television. Në të njëjtin vit erdhi edhe albumi i saj i parë me titull “The Fame”. Pjesë e albumit ishin këngët e njohura si: “Just Dance” dhe “Poker Face” – që u bë singli më i shitur në botë në vitin 2009, ku 9.8 milionë kopje u shitën në atë vit dhe po ashtu i siguroi Gaga-s edhe çmim “Grammy”. Turi i saj i parë botëror ishte ‘The Fame Ball Tour’ që u realizua nga marsi në shtator të vitit 2009 dhe arriti fitime prej 227 milonë dollarëve.
Karriera e Lady Gaga u pasurua vit pas viti. Ajo është pjesë e listës së grave më të fuqishme të botës nga revista ‘Forbes’, ndërsa revista ‘Time’ në vitin 2010 e cilësoi këngëtaren si një ndër njerëzit me më influencë në tërë botën. Përveç këtyre sukseseve, videoklipi i këngës “Bad Romance” u bë videoja më e shikuar në kanalin e saj në Youtube. Viti 2010 konsiderohet më i suksesshmi për karrierën e saj, kur fitoi edhe 8 çmime ‘VMA MTV.’ Një vit më vonë, ajo fitoi 3 çmime “Grammy” me albumin “The Fame” dhe këngën “Bad Romance”. Në vitin 2011 këngëtarja solli ne treg albumin “Born this way”.
“Mbretëresha e muzikës POP”, këtë titull ia dhuroi revista “Rolling Stones”, në bazë të shitjeve të albumeve dhe matjeve nga rrjetet sociale. Po në këtë vit ajo lansoi edhe fondacionin “Lady Gaga” që fokusohet në fuqizimin e të rinjve, ku ajo dhuroi 1.2 milion dollarë, para të cilat i siguroi shumë shpejt përmes turit të saj “Born This Way Ball Tour”, ku fitoi 183 milionë dollarë.
Viti 2015, po ashtu, ishte i suksesshëm për Gaga-n jo vetë në dashuri , por këtë vit ajo u emërua si “Gruaja e Vitit” nga ‘Billboardi Amerikan’.
Përveç muzikës, Gaga ka qenë pjesë e disa roleve televizive, e ndër to edhe “American Horror Story”. Ajo ka një dokumentar në platformën ‘Netflix’, ku tregon detaje të padëgjuara nga jeta e saj, kurse roli më i veçantë filmik për të është perkrah Bradley Cooper, në filmin “A Star is Born”, kënga e të cilit “Shallow” fitoi çmimin “Kënga Origjinale” në ‘Oscar’.