Pesë intervenime artistike, në pesë reparte të spitalit të përgjithshëm të Gjilanit, nga pesë artistë të „Varg e Vi” është aktiviteti i veçantë që do të realizohet më 11 tetor (e premte).
Arti është projektimi i përvojave, i emocioneve dhe kujtimeve, ka fuqinë për të regjistruar realitetin dhe fantazinë. Arti në punën e mjekut konsiston në artin e komunikimit, artin e kuptimit të pacientit, artin e të shprehurit…
Nga organizatorët njoftohet se, në këtë projekt, këta artistë, secili me formën e vet, do ta pasurojnë këtë ndërveprim në mes të mjekut e pacientit, si dhe hapësirave ku zhvillohet ky interaksion.
Pjesëmarrës të këtij aktiviteti janë: Arben Limoni – doktor i mjekësisë, kurator i “Shnosh m’u konë” , Migjen Fazliu, Tritan Zymberi, Valdrin Halimi, Jeton Muja, Din Azizi, Florent Buca, Kushtrim Sylejmani dhe Rudi Fiqiruesi.
Jo më kot thuhet , qëllimi i artrit është që t’i jep formë jetës.