‘Dita Ndërkombëtare e Familjeve’ e cila shënohet sot (15.05.23), u krijua nga Kombet e Bashkuara në vitin 1993, për të rritur ndërgjegjësimin për problemet me të cilat përballen familjet në mbarë botën dhe për të theksuar rolin e rëndësishëm që kanë familjet në komunitete. “Dita Ndërkombëtare e Familjeve” është një ditë për të festuar të gjitha llojet e familjeve dhe këtë vit, shënohet nën moton ‘Të punojmë drejt një të ardhmeje më të mirë’.
Vlen të përmendim se në këtë vit (2023), popullsia e botës ka arritur në 8 miliardë njerëz. Kjo shifër në vitin 2050, parashikohet të arrijë në 9.8 miliardë, kurse në vitin 2100, pritet të arrijë në 11.2 miliardë.
Shtimi i popullsisë rrit shqetësimet në lidhje me perspektivat e urbanizimit të qëndrueshëm dhe menaxhimit të ndryshimeve klimatike.
Prandaj, në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin për problemet dhe çështjet e familjes dhe për të ndihmuar që familjet të fitojnë rol të rëndësishëm në politikat e shteteve anëtare, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, ka shpallur ditën e sotme “Ditë Botërore të Familjes”.