Brazili është shtëpia e Pyllit të Amazonës, që është 2.3 milionë milje katrorë, ku jetojnë akoma fise indiane dhe ndodhet në tri zona të ndryshme kohore dhe kufizohet me të gjitha shtetet e Amerikës Latine, përveç Kilit dhe Ekuadorit.
Rio de Zhaneiro mund të jetë qyteti më i famshëm në Brazil, por kryeqyteti i vendit është Brazilia i cili u themelua si kryeqytet, më 21 prill, të vitit 1960 dhe në ditët e sotme vlerësohet të jetë qyteti i 4-të më i populluar i Brazilit. Vendet që duhet të vizitoni nëse jeni në Brazilia janë: Universitetin Brazilian, Fondacionin Kulturor, Teatrin Kombëtar, Muzeun e Brazilisë që përmban gjithë historikun e krijimit brazilian si dhe Muzeun e Rezervave Federale, Muzeun e Historisë dhe Gjeografisë së këtij vendi.
Qyteti u ndërtua në pjesën malore qendrore të vendit për të zëvendësuar Rio de Zhaneiron si kryeqytet të Brazilit. Brazilia është një perlë arkitekturore e projektuar nga arkitekti i njohur brazilian, Oscar Niemeyer. Ngjyrat dhe format e ndërtesave nuk të lënë asnjë dyshim se ndodhesh në Brazilia … Kryeqyteti i Brazilit është ëndrra arkitekturore e një njeriu, e ai është Oscar Niemeyer.
Në vitin 1987, qyteti u shpall pjesë e trashëgimisë historike dhe kulturore nga UNESCO-ja. Këtu nuk i gjen plazhet e Rio-së, as ujëvarat e Iguazusë, por falë shijes së Oscar Niemeyer-it, qyteti ia vlen të vizitohet dhe ka shumë gjëra të tjera interesante për të na ofruar. Baret që shërbejnë pije janë fantastike. Frutat ekzotike që gjenden me shumicë në vend, ofrojnë një larmi shijesh dhe freskish.
E përmbyllim vizitën tonë në Brazil me dy kuriozitete, ku çdo qytet brazilian ka të paktën një stadium futbolli si dhe puthja e të panjohurve është një zakon i vendit, për të ofruar mirëseardhjen dhe për të nxitur miqësi të reja.