Lisbona është kryeqyteti i dytë më i vjetër i Evropës (pas Athinës), dikur shtëpia e eksploruesve më të mëdhenj të botës, si Vasco da Gama dhe Magellan, një kryeqytetet i mbushur me histori dhe një nga vendet më tërheqëse të Evropës, e ndërtuar dhe rrethuar me kodra e me pamje piktoreske në çdo kënd. Mund të përshkruhet si një qytet botëror që ka një rol të rëndësishëm në tregti, arsim, art, argëtim, turizëm, media dhe tregti ndërkombëtare. Për vizitorët, Belem është një nga zonat më të mira të Lisbonës dhe ofron atraksione të jashtëzakonshme turistike, muze informues dhe pamje të bukura të ndërtesave të lashta të cilat u ndërtuan me shumë delikatesë.
Baxia, është zona në qendër të qytetit e mbushur me një shumëllojshmëri restorantesh, dyqanesh dhe hotelesh me shumë zhurmë dhe atmosferë të mirë. Sheshi Rossio dhe Praca da Figueira, janë po ashtu dy sheshe të njohura. Në Lisbonë mund të shijoni një shëtitje me tramvajin elektrik, që punon që nga viti 1885 dhe njihet si Elevador da Gloria, që lidh pjesë të qytetit dhe është një nga atraksionet më të famshme për turistët.
Meqenëse qyteti është i njohur për portin e tij dhe prodhimet e detit, zakonisht njerëzit i konsiderojnë ushqimet e detit si ushqimet më të mira në Lisbonë. Ky vend i ka dhënë shumë edhe botës së sportit. Futbolleri, Cristiano Ronaldo, është ndoshta emri më i famshëm në futboll dhe një nga njerëzit më të famshëm portugez, në të gjithë botën. Në fakt futbollisti e ka nisur karrierën e tij si futbollist profesionist, në ekipin e qytetit të Lisbonës, Sporting CP.