I lindur në Harlem të New York-ut, Sean John Combs, i lindur me datën 4 nëntor, të vitit 1969, ka qenë gjithmonë në kërkim të madhështisë dhe për fatin tonë këtë e gjeti në botën e muzikës. Në skenë është i njohur me shumë emra, si P. Diddy , Puff Daddy, Puffy ose Diddy, një artist i dëshmuar në shumë sfera, ai njihet reper Amerikan, producent, aktor dhe sipërmarrës.
Diddy na ka dhuruar këngë të shumta, mirëpo ka ndihmuar edhe artistë të tjerë, që të gjejnë elementin që iu ka munguar, për tu bërë yjet që ne i njohim sot. Në vitin 1993 ai themeloi kompaninë e tij diskografike, Bad Boy Entertainment, ku punoi me shumë emra të njohur si Mariah Carey, New Edition, Method Man, Babyface, TLC, Boyz II Men, Lil’ Kim, SWV, Aretha Franklin, Mary J. Blige, Faith Evans, Biggie Smalls, e shumë të tjerë.
Ai ka ndjekur mësime në Kolegjin e njohur Harvard, duke studiuar administrim biznesi, hoqi dorë nga studimet për të ndjekur një mundësi që iu ofrua nga Uptown Records, e që në fakt ishte një hap drejt famës që e njohim ne sot. Në fillim të viteve 2000, ai filloi të shfaq edhe talentin e tij si aktor, duke marr pjesë në role të ndryshme filmike si: Made (2001), Monster’s Ball (2001), Carlito’s Way: Rise to Power (2005), GetHimtotheGreek (2010) dhe në Muppets Most Wanted (2014).
Combs është shfaqur edhe në disa seriale shumë të njohura për publikun si: CSI: Miami, Hawaii Five-O dhe It’s Always Sunny in Philadelphia.
Puff Daddy ka qenë gjithmonë në trend me këngët e tij, duke arritur shifra milionëshe me shitjet e tij, e ndër këngët më të njohura të këtij artisti mbeten: “I’ll Be Missing You”, “Mo Money Mo Problems”, “Can’t Nobody Hold Me Down”, “Hello Good Morning”, “Last Night”, “Bad Boy Life”, “It’s All About the Benjamin’s”, “I Need A Girl”, “Been Around The World” dhe “Finna Get Loose”.
Combs është babai i gjashtë fëmijëve.