Në gusht të vitit 2013, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, mori vendimin për të shpallur datën e sotme, 6 Prillin si ‘Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe’.
Kjo ditë shënohet si një iniciativë vjetore për sportin, për të nxitur ndryshimet sociale në zhvillimin e komuniteteve, për të pasur paqe edhe përmes sportit.
Komiteti Ndërkombëtar Olimpik në këtë ditë u bënë thirrje të gjithëve, që të jenë sa më aktiv fizikisht, mirëpo edhe tani në kushte shtëpie në këtë periudhë kur e gjithë bota po Lufton me një të paparë. Në këtë vit dhe në këtë ditë, si asnjëherë më parë, u bëhet thirrje të gjithëve pa dallim, që të qëndrojmë në shtëpi, të ruajmë shëndetin fizik dhe mendorë.
Komiteti Ndërkombëtar Olimpik i fton të gjithë që t’ju bashkohen fushatës ‘BeActiveAtHome’ (Bëhu Aktiv Në Shtëpi), ku aty jepen disa ide kreative dhe këshilla se si të qëndroni aktiv dhe të shëndetshëm edhe gjatë qëndrimit në shtëpi, duke bërë ushtrime fizike në kushte shtëpie.
Të gjithë ju që postoni ushtrime nga shtëpia në rrjete sociale, në datën e sotme 6 Prill, nëse dëshironi t’ju bashkoheni fushatës për të qenë aktiv në shtëpi dhe ti ndani me gjithë botën ushtrimet e juaja fizike, atëherë mos harroni që postimi juaj të jetë ‘Publik’ si dhe duhet të përdorni thurjet me mbishkrimet #BeActive #StayStrong #StayHealthy apo # BeActiveAtHome.