Në vijim mund të lexoni mesazhin e kryetarit të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, me të cilin ju drejtua qytetarëve përmes valëve të Radio KFOR-it. Z. Kastrati ju drejtua qytetarëve, pa dallime, pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus në Kamenicë:
“Aktualisht, kemi identifikuar 12 raste me ‘Covid 19’. Specifike ka qenë që personi i parë nuk ka pasur simptoma edhe kjo tregon që rastet që kanë rezultuar pozitivisht nuk janë vetëm ato raste të infektuara, por mund të ketë edhe raste të tjera, që nuk kanë simptoma. Roli më i madh është i qytetarëve, të cilët i ftoj që ta shmangin daljen e panevojshme, të respektojnë distancën sociale, të kujdesen për pastrimin e duarve dhe higjienën personale maksimalisht. Mund të ketë të infektuiar në secilin fshat, në secilën lagje dhe për këtë ju lusim që të qëndroni të izoluar dhe të dilni vetëm për nevoja elementare.”