Të vetëdijshëm për nevojën për krijimin e kushteve të stabilitetit dhe mirëqenies dhe marrëdhënies paqësore dhe miqësore, bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore për të gjithë pa dallim sa i përket racës, gjinisë, gjuhës ose besimit, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ka shpallur datën e sotme 5 Prillin, si “Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjes”.
Me këtë rast, Asambleja e Përgjithshme ftoi të gjitha vendet anëtare, organizatat e ndryshme rajonale dhe ndërkombëtare, që të punojnë për të ndërtuar një kulturë të paqes e cila kërkon veprim gjithëpërfshirës arsimor, kulturor, shoqëror dhe qytetar, në të cilin secili person ka diçka për të mësuar dhe diçka për të dhënë dhe për të ndarë me të tjerët.
Shënimi i kësaj dite, u adresohet të gjitha moshave dhe të gjitha grupeve për të formuar një kulturë paqeje të pandashme nga vetë kultura, duke rrënjosur atë në zemrat dhe mendjet e tyre.