Data e sotme, 23 Shtatori, shënon ‘Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave’, si një mundësi unike për të përkrahur dhe mbrojtur identitetin linguistik dhe diversitetin kulturor të përdoruesve të kësaj gjuhe.
Në këtë ditë, Radio KFOR-i ka kontaktuar interpreten e gjuhës së shenjave, Drita Rashiti, e cila tha se përmes datave të tilla të shënuara, promovohet gjuha e shenjave si parakusht drejt realizimit të plotë të të drejtave të njeriut: “Ne si interpret të gjuhës së shenjave mundohemi të jemi gjithmonë sa më afër këtij komuniteti që t’u shërbejmë në mënyrë profesionale për kërkesat që i kanë. T’i trajtojmë ashtu siç ata meritojnë.”
Sipas Federatës Botërore të të Shurdhërve, në mbarë botën janë përafërsisht 72 milionë njerëz që i përkasin këtij komuniteti, 80 për qind e të cilëve janë nga vendet e zhvilluara. Kolektivisht, ata përdorin më shumë se 300 gjuhë të ndryshme të shenjave.