Bota tashmë dalëngadalë po i përshtatet ‘normalitetit të ri’, të cilin e ka krijuar pandemia globale ‘CoViD-19’. Me gjithë kufizimet, masat parandaluese dhe lajmet e shumta për virusin që ishte komplet i panjohur për botën, psikologët po bëjnë thirrje që t’i kushtohet kujdes i veçantë shëndetit mendor. Përmes frekuencave të Radio KFOR-it, Psikologia Klinike, Antigona Qenaj-Sejdiu, ka përçuar këshilla se si ta menaxhojmë në aspektin psikologjik pandeminë e shkaktuar nga ‘CoViD-19’: “Tashmë jemi në një fazë tjetër të pandemisë. Virusi nuk është më aq i panjohur sa ishte në fillim dhe tani kemi edhe tregimet dhe përjetimet e personave që e kanë mundur virusin. Mendoj që tashmë njerëzit duhet të kenë një qasje pak më ndryshe ndaj ‘CoViD-19’, pasi edhe vetëdijesimi ka arritur në një shkallë tjetër. Ajo çfarë duhet të kemi parasysh është që situatën ta shohim pre një perspektive tjetër. Duke respektuar masat për distancim social, bartje të maskës dhe të higjienës, ta largojmë frikën pasi sot kemi shumë më shumë informacione për virusin., të vazhdojmë jetën normalisht dhe të mos ndalojmë aktivitet tona ditore. Njerëzit duhet të mësojnë të jetojnë me virusin dhe të jetojnë normalisht pasi është shumë me rëndësi të ruajmë gjendjen tonë psikologjike. Nëse nuk dimë ta menaxhojmë situatën, atëherë mund të përballemi me problem psikologjike edhe pas pandemisë. Andaj, ruajeni qetësinë, respektoni masat dhe shmangni lajmet për dhe mbi virusin.”
Duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së CoViD-19, mos e leni pas dore edhe gjendjen tuaj mendore.