Çdo vit me datën 26 janar, shënohet “Dita Ndërkombëtare e Doganave”, një ngjarje vjetore që thekson rëndësinë e doganave në lehtësimin dhe rregullimin e tregtisë ndërkombëtare.
Kjo ditë veçohet për të treguar rolin kyç të doganave në sigurinë dhe zhvillimin e ekonomive të vendeve të ndryshme dhe “Organizata Botërore e Doganave” këtë ditë e përkufizon me këtë fjali “Kufijtë ndajnë vendet me njëra-tjetrën, ndërsa doganat janë ato që i lidhin vendet së bashku”. Doganat luajnë një rol thelbësor në mbrojtjen e kufijve dhe monitorimin e importeve dhe eksporteve. Duke kryer inspektimin dhe verifikimin e mallrave që hyjnë dhe dalin nga një vend, doganat ndihmojnë në parandalimin e shpërndarjes së produkteve të rrezikshme dhe të paligjshme.
Shënimi i kësaj dite filloi që nga data 4 nëntor, e vitit 1952. Ndërsa, për tu bërë një “Organizatë Ndërqeveritare Globale”, “Këshilli i Bashkëpunimit Doganor” u miratua si OBD apo “Organizatë Botërore e Doganave”, në vitin 1994.