Fillimi i muajit shtator shënon edhe një ditë humane, atë të solidaritetit dhe ndihmës për njëri-tjetrin. Në vitin 2012 për nder të punës bamirëse dhe kontributit madhështor të Shën Nënë Terezës ‘Kombet e Bashkuara’, zyrtarisht vendosën që datën e sotme, 5 shtatorin, të shpallin si ‘Ditë Botërore të Bamirësisë’.
Në këtë ditë, reflektojmë mbi krijimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse për të ndihmuar lehtësimin e varfërisë në komunitetin ku jetojmë, përmirësimin e shërbimeve publike, arsimimin, mbrojtjen e fëmijëve dhe ndihma të tjera.
Një ndihmë e vogël e juaja, mund të jetë ndihmë shumë e madhe për dikë.