Data e sotme, 24 tetori, i është ndarë shënimit të “Ditës Botërore të Zhvillimit të Informacionit”. Radio KFOR-i ka intervistuar Shefin e Departamentit të Gazetarisë në UP, Muhamet Jahiri, i cili tregoi për rëndësinë që ka kjo ditë: “Unë besoj që “Dita Botërore e Zhvillimit të Informacionit”, duhet ta ketë rëndësinë e vet sepse natyra njerëzore lind me unin e tij dhe me nevojën që të jetë i informuar për rrethin, për ambientin, për hapësirën, për krejt jetën e tij. Pra, ai është më i sigurt, ndihet më i qetë dhe në këtë formë informacioni sot është pjesë e rëndësishme e mënyrës së jetesës tonë. Prandaj, njeriu ka nevojë, jo vetëm të informohet për lajme ditore qysh ne e konceptojmë informacionin, por njeriu sot ka nevojë për një informim dhe edukim edhe nga fushat e tjera, në çdo aspekt, atë shëndetësor, fizik, psikologjik edhe social, pra njeriu ka nevojë për informacion sepse informacioni përmbushë nevojën e tij për të jetuar dhe vepruar por edhe të jetë i përgatitur për t’u ballafaquar me sfidat.”
“Dita Botërore e Zhvillimit të Informacionit” është promovuar nga organizata të ndryshme nën Kombet e Bashkuara, faqja zyrtare e KB ka informuar njerëzit për 17 Qëllime të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Këto qëllime si në vijim, njohin dhe adresojnë sfidat globale që synohen të arrihen deri në vitin 2030:
Pa varfëri
Uria zero
Shëndet dhe mirëqenie të mirë
Edukim cilësor
Barazia gjinore
Ujë i pastër dhe kanalizime
Energji e përballueshme dhe e pastër
Punë e denjë dhe rritje ekonomike
Industria, inovacioni dhe infrastruktura
Të reduktohen pabarazitë
Qytete dhe komunitete të qëndrueshme
Konsum dhe prodhim i përgjegjshëm
Të mbrohet jeta nën ujë
Të mbrohet jeta në tokë
Të kemi paqe, drejtësi dhe institucionet më të forta
Të arrihet partneritet për qëllime të përbashkëta