16 Prilli shënon ‘Ditën Botërore të Zërit’, një datë që shënohet në tërë botën me aktivitete të shumta.Mirëpo, këtë vit për shkak të pandemisë së KOVID-19 dhe gjendjes së krijuar në tërë botën, aktivitetet për të shënuar këtë ditë, po organizohen kryesisht përmes platformave online.
Në ‘Ditën Botërore të Zërit’, do të kujtojmë profesionin e Logopedisë dhe të gjithë ekspertët e kësaj fushe, të cilët kanë ndihmuar miliona njerëz me probleme në të folur. Radio KFOR-i ka kontaktuar një studente të Logopedisë, në Kolegjin Heimerer, Albiona Isa, e cila na tregoi se me çfarë mirret shkenca që studion ajo: “Logopedia që jam duke e studiuar edhe unë, është shkenca që merret me diagnostifikimin, parandalimin, trajtimin e çrregullimeve të komunikimit, të të folurit, të gjuhës, të gëlltitjes, të zërit, etj.”
Shumëkush është kurioz të mësoj rrugët nëpër të cilat informatat si sinjale elektrike të shpejta, sillen nëpër trurin e njeriut, e më pas ndalen nëpër qendra të caktuara, që më në fund të përpunohen e të dalin nëpërmjet gojës në formë tingujsh e ngjyra të ndryshme zëri. E kur këto procese të ndalin funksionin e rregullt apo dalin nga rendi, si zgjidhje mbetet vizita tek Logopedi!”