Pas pezullimit të mësimit të rregullt si pasojë e përhapjes së Covid-19 në Kosovë, më 23 mars 2020, MAShTI filloi transmetimin e video-xhirimeve për klasat nga 1 deri në klasën 9-të dhe poashtu nisi edhe mësimin në distancë për shkollat e mesme dhe universitetet.
Mirëpo, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it në Kosovë dhe Save the Children, ka lansuar edhe një tjetër platformë, kësaj radhe për edukimin e hershëm parashkollor, që do të jetë në dispozicion për fëmijët, prindërit dhe kujdestarët, përmes E-mësimit.
Këtë e bëri të ditur Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami në një konferencë për media, duke u bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve që t’a përcjellin atë që nga dita e nesërme (16.04.2020).
Ajo poashtu nënvizoi se prindërit dhe kujdestarët edhe mund t’u drejtojnë pyetje përfaqësuesve të ministrisë, përmes faqes online edukimihershem-rks.net .