‘Dita Botërore e Tigrit’, është një festë vjetore që shënohet çdo 29 korrik, për të rritur ndërgjegjësimin për ruajtjen e këtyre kafshëve.
E krijuar në vitin 2010 në ‘Samitin e Tigrit’, në Shën Petersburg, pas raporteve të fundit alarmante, se 97% e të gjitha llojeve të tigrave të egër ishin zhdukur në shekullin e fundit dhe vetëm rreth 3,000 kanë mbetur gjallë.
Ka disa faktorë që kanë shkaktuar rënien e numrit të tigrave, duke përfshirë humbjen e habitateve, ndryshimet klimatike, gjuetinë dhe përdorimin e lëkurës së tyre për përfitime industriale.
Tigrat janë në prag të zhdukjes dhe data e sotme apo ‘Dita Ndërkombëtare e Tigërit’, synon të sjell vëmendje ndaj këtij fakti dhe të përpiqet të ndalë zhdukjen e tyre.