‘Dita Botërore e Lirisë së Shtypit’ anë e mbanë botës festohet çdo vit, me datën 3 Maj. Sipas Kombeve të Bashkuara, kjo ditë shërben për të nënvizuar parimet themelore të lirisë së shtypit si dhe për të vlerësuar lirinë e shtypit anë e mbanë botës, për të mbrojtur mediat nga sulmet ndaj pavarësisë së tyre dhe për të nderuar gazetarët të cilët kanë humbur jetën, duke kryer detyrën e tyre.
Shtypi i lirë është gur-themeli i të drejtës së lirisë së të shprehurit dhe përbën një dritare nëpërmjet së cilës mund të zbulohen të gjitha abuzimet e të drejtave të njeriut.
Këtë vit ‘Dita Botërore e Lirisë së Shtypit’, shënohet me moton ‘Journalism under Digital Siege’ (Gazetaria nën Rrethimin Dixhital).