Sot në mbarë botën shënohet ‘Dita Botërore e Çrregullimit Bipolar’, me synim ndërgjegjësimin dhe informimin e publikut për këtë çrregullim shëndetësorë. Çrregullimi bipolar, është një nga çrregullimet mendore jo aq të rralla, por që mund të jetë shumë kompleks.
Çrregullimi bipolar karakterizohet nga ndryshime të humorit, nga depresioni i thellë deri te euforia ekstreme. Baza për çdo trajtim për çrregullimin bipolar, është përdorimi i barnave për të rivendosur dhe stabilizuar humorin.
Çrregullimi bipolar është i shërueshëm, ka disa faza dhe nuk duhet të keni frikë prej tij, sepse mund të vihet nën kontroll, por gjithmonë nën mbikëqyrjen e mjekut.