Çaji është pija më e konsumuar në botë, pas ujit. Besohet se çaji ka origjinën nga India dhe Kina, ku edhe është konsumuar për herë të parë para rreth 5 mijë vjetësh. Pikërisht sot, me 21 maj, shënohet edhe ‘Dita Botërore e Çajit’, nga një rezolutë e veçantë e ‘Kombeve të Bashkuara’, që është miratuar në vitin 2019.
Në botë ka mbi 20 mijë lloje të çajit, derisa çaji më i njohur dhe më i konsumuar në botë është çaji i zi, çaji i gjelbër, çaji menta, çaji i bardhë dhe lloje të tjera. Vendi i parë në botë që konsumon më së shumti çaj në botë është Turqia pasuar nga Irlanda, Mbretëria e Bashkuar, Rusia dhe Irani.
Çaji është një pije fantastike për tu shijuar dhe relaksuar, derisa në shumë kultura përfshirë edhe kulturën tonë, çaji bashkon familjen duke na mundësuar të kalojmë kohë të vlefshme me njëri- tjetrin.