Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në vitin 2002, vendosi që data 21 maj, të shpallet si “Ditë Botërore për Diversitet Kulturor për Dialog dhe Zhvillim”.
Pikërisht për këtë ditë Radio KFOR-i kontaktoi themeluesen dhe drejtoreshën ekzekutive në Artpolis, Zana Hoxha, e cila tha: “Unë besoj që një shoqëri demokratike nuk mund të ekzistoj nëse nuk ka bashkëjetesë shumë etnike, nëse nuk ka diversitet kulturor dhe nëse një pjesë e shoqërisë ndjehet e anashkaluar dhe e përjashtuar nga pjesa tjetër. Prandaj urime Ditën e Diversitetit dhe shpresoj se kjo ditë të jetë një realitet për secilin banorë të Kosovës.”
Shënimi i “Ditës Botërore për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim”, është një rast i mirë për të promovuar kulturën, por edhe rolin thelbësor të dialogut ndërkulturor për arritjen e paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm.