Ishte viti 1920, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendosen për një nga ndryshimet më të mëdha në historinë e tyre. Atë vit, për herë të parë grave ju lejua e drejta e votës, duke i dhënë vulë një të drejte fondamentale për gratë. Nga ai vit i datës 26 gusht, në gjithë botën shënohet ‘Dita Botërore e Barazisë së Gruas’. Në këtë ditë organizohen forume, takime e aktivitete të shumta për të diskutuar mbi barazinë e grave dhe sfidat me të cilat përballen shumë gra në botë.
Edhe pse gratë kanë bërë hapa të mëdhenj drejt barazisë, diversitetit dhe përfshirjes së plotë, ato ende përballen më padrejtësi të shumta. Disa nga këto padrejtësi përfshijnë pagesën e pa barabartë me burra në punë apo mundësi jo të barabarta në aspekte të ndryshme. Gratë me punën, pasionin dhe përkushtimin e tyre, kanë ndryshuar botën dhe vazhdojnë të frymëzojnë brezat e ardhshëm.







