Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara, ka shqiptuar 1.868 gjoba në trafik.
Sipas raportit të njëjtë policor, janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 24 aksidente janë shënuar me lëndime, ndërsa 36 të tjera me dëme materiale.
Policia poashtu njofton se janë arrestuar 11 persona, ndërkaq 10 të tjerë janë dërguar në mbajtje.








