Sëmundja e Alzheimerit për herë të parë u diagnostikua nga psikiatri dhe neuropatologu gjerman, Alois Alzheimer, në vitin 1906. Kjo sëmundje është një nga format më të përhapura të demencës në botë dhe shënohet çdo vit, në datën 21 shtator.
Vetëm vitin e kaluar (2020), janë regjistruar 55 milionë raste të demencës, e ky numër gati dyfishohet çdo 20 vjet, me numrat më të lartë që vijnë nga vendet në zhvillim.
Rreth kësaj sëmundje më shumë detaje na ka dhënë psikologia Antigona Qenaj – Sejdiu, e cila për Radio KFOR-in tha: “Simptoma më e zakonshme e Alzheimerit, është vështirësia për të kujtuar informacionin e sapo mësuar sepse ndryshimet nga kjo sëmundje zakonisht fillojnë në pjesën e trurit, që ndikon në të mësuarit. Alzheimeri prek trurin në funksionet kognitive si kujtesa, orientimi, sjellja etj. Prandaj, konsultat psikologjike dhe psikoterapeutike do të ishin një ndihmesë shumë e madhe në trajtim. Njerëzit me humbje të kujtesës ose shenja të tjera të mundshme të Alzheimerit, mund ta kenë të vështirë të njohin se kanë një problem. Shenjat e demences mund të jenë më të dukshme për anëtarët e familjes ose miqtë. Kushdo që përjeton simptoma të ngjashme me demencian, duhet të vizitojë një mjek sa më shpejt të jetë e mundur.”
Në raportet e fundit është treguar se edhe pandemia COVID-19, ka ndikuar shumë keq tek njerëzit që jetojnë me këtë sëmundje dhe gjithashtu për personat që kujdesen për këta të fundit.