Në gjithë botën ‘1 Prilli’, shënon ditën e shakave apo gënjeshtrave. Në këtë ditë, shumë nga njerëzit angazhohen që të jenë sa më kreativ në sajimin e gënjeshtrave, në mënyrë që ato të jenë sa më të besueshme.
Radio KFOR-i ka biseduar me disa dëgjues, të cilët i ka pyetur për shakatë më qesharake që ua kanë thënë të tjerëve, pikërisht në këtë ditë:
– “Para shumë vitesh, motrës së vogël që i ka pas 6 vjet, i kom thanë që e kemi adaptu. Edhe kam aktru, derisa ajo ka fillu me kajt” – thotë Mirjeta.
– “Shakaja, me të cilën e kom tepru pak ndoshta, u kanë kur i kam thirrë të shpisë në tel. edhe ju kam thanë që më kanë arrestu Policia dhe duhet me ma gjet një avokat për me më liru prej burgut” – thotë Valmiri.
“Unë kisha thënë që për 1 Prill, njerëzit me e marr pushim, sepse gënjeshtra, për mendimin tim, është bërë pjesë e përditshmërisë” – thotë Laureta.
‘Dita e Gënjeshtrave’ ka orgjinë pagane, ndërsa dikur shënonte ardhjen e pranverës.