Çdo vit më 4 mars, shënohet ‘Dita Globale e Inxhinierëve’, për të vlerësuar kontributin e inxhinierëve në zhvillimin e teknologjisë, infrastrukturës dhe inovacioneve që lehtësojnë jetën tonë të përditshme.
Kjo ditë është një mundësi për të reflektuar mbi rëndësinë e inxhinierisë në çdo aspekt të jetës moderne, nga ndërtimi i qyteteve inteligjente, deri tek përparimet në inteligjencën artificiale dhe energjinë e rinovueshme. Përmes kreativitetit dhe punës së tyre të palodhshme, inxhinierët kanë transformuar botën dhe do të vazhdojnë të krijojnë zgjidhje për sfidat e së ardhmes.
Duke nderuar punën e palodhur të inxhinierëve, ne inkurajojmë inovacionin për një të ardhme më të ndritur për të gjithë!







