Festa e Vjeljes së Rrushit “Hardh Fest”, ka filluar sot në komunën e Rahovecit, ku me këtë rast u mbajtën aktivitete të ndryshme, si parakalimi i mjeteve dhe mekanizmave bujqësor, shtrydhja e vjeljes së rrushit.
Po sot është bërë edhe hapja e Hardh Shop, ku vizitorët mund të blejnë bluza dhe rekuizita tjera interesante që kane të bëjnë me festivalin.
E veçanta e këtij festivali është edhe performimi i yllit të madh botëror, Kee Marcello, ish anëtari i grupit “Europe”, si dhe shumë artistë të tjerë të njohur të skenës vendore dhe ndërkombëtare.
Manifestimi me “Me pamje kah vneshta”, do të mbahet për tri ditë me radhë, me datat 7, 8 dhe 9 shtator.